Kur Zelensky kërcente me dollakë dhe taka (video)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shfaqet teksa lëkundet sensualisht mbi takat stiletto, me një lirshmirë të atillë që edhe Beyonce do të ishte … xheloze!

Një video muzikore në të cilën presidenti aktual ukrainas Volodymyr Zelensky kërcen i veshur me taka të larta, dollakë lëkure dhe një xhaketë bolero me shkëlqim, ka qarkulluar në internet ditët e fundit.

Videoklipi, i prodhuar nga studioja Kvartal 95 e z.Zelensky, u publikua për herë të parë në vitin 2014 dhe tregon presidentin ukrainas dhe tre burra të tjerë duke kërcyer dhe u tundur në mënyrë sensuale me taka stiletto, me një lirshmëri dhe stil të tillë që edhe Beyonce do të ishte xheloze!

Për më tepër, përmendim se titulli i këngës nga Zelensky dhe kompania e tij është “Made In Ukraine”, ndërsa videoklipi karakterizohet si “parodi”.

Konkretisht thuhet se është një parodi e një grupi ukrainas të kërcimeve pop, krijuar në Kiev në vitin 2010. /noa.al

Author: morevesh