Armando Broja në versionin e Messit, mahnit Anglinë me golin në ‘frymën e fundit’ (video)

Armando Broja vulosi fitoren e Southampton me një inkursion dhe gol fantastik, pasi kapërceu si birila mbrojtësit e West Ham. Ylli shqiptar e mori topin nga jashtë zonës së kundërshtarit, duke kaluar përmes disa mbrojtësve të West Ham, përpara se të driblonte edhe Kurt Zouma dhe ta dërgonte topin me profesionalizëm pas portierit.

Lojtari i Chelsea, i huazuar te “Shenjtorët”, erdhi nga pankina për Southampton, por pati ndikim të madh sapo u fut në fushë. Broja aktualisht është i huazuar, por Thomas Tuchel mund ta shikojë si xhevahir të çmuar sulmuesin shqiptar, për të financuar objektiva të tjerë transferimi, raporton “The Express”.

Southampton sigurisht që do të jetë i interesuar ta blejë bomberin e ri kuqezi, pas një sezoni mbresëlënës deri më tani. Sa për statistikë sportive, Broja hyri si zvendësues në minutën e 46-të, por arriti të fitonte penallti dhe realizoi golin e tretë për të tijtë në minutat shtesë.

Shqiptari u bë “shënjestra” e lojtarëve të West Hemit në sfidën e “Fa Cup”. Sulmuesi ynë i kombëtares përplas shpesh me kundërshtarët, por pika kulmore ndodhi në minutat e fundit. Kjo nuk ishte hera e parë në këtë ndeshje që talenti shqiptar goditej nga kundërshtarët.

Author: morevesh