‘Trim Luan i Ukrainës’! Shqiptarët i thurrin këngë Zelenskyy-t!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është bërë personazhi më i njohur i gjithë globit.

Ai po motivon popullin e tij në luftën kundër Rusisë.

Zelenskyy ka krijuar një lloj simpatie dhe admirimi edhe te shqiptarët.

Të zhgënjyer nga politikanët shqiptarë në 30 vite, ata shohin te zhelensky modelin që duan.

Simpatia e shqiptarëve për Zelenskyy-n shkon deri aty sa i kanë thurur edhe disa vargje kënge.

LUANI I UKRAINËS🦁

Hej Luan i Ukrainës! Je bajrak hero i rrallë💪 të lanë të vetëm, me bishën ruse përballë!

S’tu drodh syri s’tu dridh zemra, më këmbë ngrite këtë botë! Liria nuk kërkon “emra”, por Luanë e zemërfortë🤝

Të jeshë trim hero si ti, që s’të tremb frika e bishës! Ti do të sjellë liri🙏 se ti je kunder frikës

Je Luan,trim, hero, toka s’pjell vec zvarranikë. Je legjendë që gjithmonë rron, ti je djell që lëshon dritë.🌞

Ta kuptojë bota mjerane, ç’ bën një zemër që s’ka frikë. L*f ta s do bisha vigane, të a*m a tosur gjer në grykë.

E gjithë bota sot të cmojmë, je hero i njerëzimit. Zemra jote është më e madhe, se sa *r*ët e Putinit.

Trim Luan i Ukrainës!🦁 Frymëzim do jesh perherë! Nënat s’ lindin shpesh Luanë, Ju lindni rrallë ndonjeherë.🤲🏻

Author: morevesh