Nuk janë të pakët ata që kërkojnë vdekjen e Putin. Një shpërblim prej 1,000,000 dollarë për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin iu ofrua oficerëve ushtarakë nga sipërmarrësi rus Alex Konanykhin. Biznesmeni e ndau këtë thirrje në një postim që ai publikoi në mediat sociale këtë javë, ndërsa Rusia vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë .
“Unë premtoj t’i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, të arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare,” shkroi Konanykhin .
‘A mund ta ndalë dikush Vladimir Putin, 69 vjeç? Dhe nëse po, si? Është e vështirë, në mos e pamundur, t’i afrohesh atij nga jashtë. Por ndoshta paratë do të ndihmojnë për të ndryshuar mendjen e një ose më shumë ndjekësve të tij…’, shkruan në Facebook, biznesmeni që jeton në SHBA.
Ai ka ndarë foton e Putin në një poster të Perëndimit të Egër me mbishkrimin ‘Kërkohet i vdekur ose i gjallë’ dhe shkruan:
Postimi nuk qëndroi shumë gjatë pasi u fshi nga Facebook.