Messi, i mërzitur nga kritikat e shtypit francez. Ja ç’mendon ylli argjentinas për të ardhmen

Shifrat e Leo Messit te PSG janë larg atyre monstruoze, të shfaqura ndër vite te Barcelona. Mes problemeve të adaptimit dhe shqetësimit në gju, kampioni argjentinas ka shënuar vetëm 2 gola në 16 ndeshjet e luajtura deri më tani në Ligue 1.

Tashmë, falë miqësisë së tij me Neymar, Di Maria dhe Paredes, si dhe afinitetit që lindi me Mbappe, situata duket se ka marrë një kthesë pozitive.

“Mundo Deportivo” raportoi se Messi është i mërzitur nga trajtimi i marrë nga mediat franceze, duke pasur parasysh se revista sportive franceze “L’Equipe” ishte në disa raste veçanërisht e ashpër në analizat dhe gjykimet e saj.

Pavarësisht kritikave, dëshira e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” është vetëm një: të ruajë angazhimin e tij me klubin parizien, me të cilin është i lidhur deri në vitin 2023 dhe të përpiqet ta çojë skuadrën në finalen e Champions League, të cilën UEFA e ka transferuar në Paris, pas kaosit të konfliktit ruso-ukrainas.

Lionel Messin e kritikuan fort sidomos pasi humbi një penallti ndaj Real Madrisdit, në ndeshjen e parë 1/8 finale të Champions-it. Këtyre kritikave ua preu shkurt e qartë trajneri argjentinas i PSG: “Futbolli është vetë Leo. Ai është më i miri në botë. Kjo penallti e humbur nuk do të ndikojë në besimin e tij. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë, e interpretoi si duhet lojën dhe tregoi përkushtim”.

Author: morevesh