E puth sërish në buzë/ Ilir Shaqiri takon të bijën pas disa muajsh (Video)

Më në fund balerini Iliri Shaqiri, ka takuar pas disa muajsh vajzën e tij Emily.

Ajo e mbështeti pafund babain e saj kur ai ishte në shtëpinë e Big Brother.

Balerini është larguar nga Shqipëria, dhe ka postuar një video nga makina, së bashku me të bijën në Romë.

Ajo që bie në sy është puthja në buzë, siç edhe bëri gjatë takimit që ata patën në shtëpinë e Big Brother.

Në atë kohë komentet ndaj Ilirit ishin të shumta dhe paragjykuese, ndërkohë që Emily tha se nuk mund të gjykohej mënyra sesi ajo takohej me të atin, pas një kohe të gjatë që ata kanë qenë larg njëri tjetrit.

https://www.instagram.com/tv/CamBnbxFsLI/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Author: morevesh