Beteja për Kharkiv-in, konfirmohen 21 viktima dhe 112 të plagosur

Betejë e përgjakshme nga bombardimet në Kharkiv.

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit.

Guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u ruajtwn, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.

Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.

Trupat ruse hynë në sektorët verilindorë dhe veriorë të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga artileria reaktive.

Sot zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi. Por në terren situata mbetet e rëndë dhe luftimet vazhdojnë.

Author: morevesh