Nis lufta dramatike në ajër. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: ‘Kanë më shumë se ne. Na duhen avionë dhe raketa’!

Lufta është zhvendosur në çdo front. Tashmë beteja zhvillohet edhe në ajër.

Një autokolonë e pafund makinash luftarake janë nisur drejt Kievit prej disa ditësh.

Synimi është kapja e kryeqytetit.

Por jo gjithçka po shkon sipas planit për rusët, pasi ata po hasin në rezistencë të ashpër.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha në një intervistë për CNN se forcat ukrainase janë duke targetuar kolonat e ushtrisë ruse që kanë mësyrë Kievin dhe qytete të tjera.

“Ne kemi vënë në përdorim forcat ajrore për të shkatërruar konvojin që ka mësyrë qytetet tona”, ka thënë Kuleba.

Kur është pyetur se çfarë lloj ndihme i duhet Ukrainës nga SHBA-ja dhe NATO, ai ka thënë: “forca ajrore, mekanizëm anti-raketor dhe armë”, transmeton Noa.al.

Megjithatë, Kuleba ka thënë se Rusia ende dominon hapësirat ajrore.

“Problemi është se Rusia dominon në qiell. Pilotët tanë janë duke luftuar me ashpërsi kundër tyre, por edhe ne kemi humbje. Pra, rusët përdorin avionët dhe bombarduesit e tyre për të sulmuar qytetet tona dhe ne duhet t’i kundërvihemi këtij kërcënimi”, ka theksuar ai.

“Ne po luftojmë në ajër, por Rusia ka më shumë aeroplanë se Ukrainë ndaj na duhet mbështetje’, ka përfunduar ai.

Author: morevesh