Lideri çeçen për ushtarët e vrarë në Ukrainë: ‘Fatkeqësisht disa kanë vdekur, u bënë heronj’

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, njëkohësisht aleati i presidentit rus Vladimir Putin, ka pranuar se disa ushtarë çeçenë janë vrarë në Ukrainë.

“Fatkeqësisht kemi humbje mes ushtarëve të Republikës Çeçene. Dy vdiqën, gjashtë të tjerë u plagosën”, tha Kadyrov në Telegram, raporton ‘Alarabiya‘.

Kadyrov tha se luftëtarët çeçenë të vrarë “zgjodhën të bëheshin heronj”.

I pyetur se edhe ata kanë vrarë ai u shpreh: “Po, ata vrasin në luftë. Ky është profesioni i tyre”.

Author: morevesh