Lufta Rusi-Ukrainë, Spartak Ngjela parashikon fundin tragjik të Putinit

Avokat Spartak Ngjela i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’ ka komentuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në fjalën e tij, Ngjela ka thënë se tashmë nuk flitet më për interesa kombëtare, por e gjithë çështja është kthyer në interes personal të Vladimir Putin.

“Këtu nuk ka më interesa kombëtare, është interesi i Putinit. Të gjithë ekspertët që kam ndjekur janë shprehur se Putin ka shthurje mendore dhe sipas tyre kjo është shumë e rrezikshme.

Ukraina është shtet i vogël, dhe është e fortë, është e armatosur dhe e njohur me luftën. Ukraina ka patur fabrikë raketash dhe është e mësuar me luftën”- tha Ngjela.

Ndër të tjera avokati Ngjela ka parashikuar edhe fundin e Vladimir Putin në këtë luftë që ka nisur.

“Putini ose do iki, ose do e rrëzojë ose do e vrasin. Kjo është lojë e politikës amerikane, sepse ata kanë qenë shumë të qetë në reagimet e tyre gjatë gjithë kësaj kohe.”- shtoi gjithashtu Spartak Ngjela.

Author: morevesh