“Ju keni frikë kryeministër”, gazetarja ukrainase shpërthen e përlotur përpara Boris Johnson (VIDEO)

Kryeministri britanik Boris Johnson u qortua sot nga një gazetare ukrainase e përlotur për dështimin e Perëndimit për t’i mbrojtur ata nga “barbari” Vladimir Putin.

Kryeministri u akuzua se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur njerëzit ndërsa ai zhvilloi një konferencë shtypi gjatë një vizite në Poloni.

Daria Kaleniuk tha se gratë dhe fëmijët “po e merrnin goditjen” sepse NATO nuk do të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi.

“Ju nuk do të vini në Kiev Kryeministër… sepse keni frikë,” tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte “nisur tashmë”.

Johnson u përgjigj se nuk mund të pretendonte që Perëndimi do të ndërhynte ushtarakisht.

Author: morevesh