Madonna sulmon Putinin: Njësoj me Hitlerin. Zelensky e miraton dhe e ndjek në Instagram

Madonna sulmon ashpër Vladimir Putinin, arkitektin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Këngëtarja e njohur e ka shfryrë dufin ndaj presidentit rus në Instagram, duke postuar një klip me notat e hitit të saj “Sorry”.

Videoja tregon imazhe dramatike të luftës, teksa Putini portretizohet si Hitleri. “Pushtimi i Ukrainës nga Rusia DUHET të ndalet, – shkroi mbretëresha e “Popit”.

– Putini ka shkelur çdo marrëveshje ekzistuese për të drejtat e njeriut. Ai nuk ka të drejtë ta zhdukë Ukrainën. Ne ju mbështesim president Zelensky.

Ne lutemi për ju dhe për vendin tuaj. Zoti ju bekoftë!” Pas postimit, presidenti ukrainas Zelensky filloi ta ndiqte divën amerikane në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Caa99CLJrBd/

Author: morevesh