Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, ja çfarë ndodhi

Ka përfunduar takimi në Gomel të Bjellorusisë mes Ukrainës dhe Rusisë. Takimi zgjati më shumë se 5 orë.

Paraprakisht raportohet se është caktuar një një plan veprimi që ende nuk është zbardhur. Palët kanë diskutuar një sërë temash për të cilat janë përcaktuar vendime të caktuara, kryesisht është folur në lidhje me armëpushimin në Ukrainë.

Vetë këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podolyak tha se delegacionet ruse dhe ukrainase do të udhëtojnë në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të ri negociatash

“Delegacionet ruse dhe ukrainase do të udhëtojnë në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të ri negociatash. Palët kanë identifikuar një sërë temash prioritare për të cilat janë përcaktuar vendime të caktuara. Qëllimi kryesor i bisedimeve të sotme ishte diskutimi i armëpushimit në Ukrainë,”- mësohet të ketë thënë Podolyak.

Author: morevesh