Pas ndarjes nga Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj ka një mesazh: S’e mendova që do e përjetoja këtë

Lidhja e dashurisë së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt, e cila mbaroi ende pa filluar mirë, ka qenë kryefjala e mediave rozë.

Krisja e marrëdhënies së tyre nisi pas daljes së këngëtares nga BBV dhe me mbylljen e spektalit përfundoi edhe romanca e tyre.

Pas ndarjes nga aktori humorit, Beatrix Ramosaj ka falënderuar ndjekësit për dashurinë që i kanë ofruar përgjatë kësaj periudhe.

Ajo u shpreh se dashuria e marrë nga fansat është përtej imagjinatës së saj dhe se kishte menduar ndonjëherë që do përjetonte diçka të tillë.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është përtej imagjinatës. Jam me lot në sy teksa e di që njerëzit kujdesen për mua. Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar se do përjetoja këtë. Ju jeni njerëzit e mi më të preferuar, më bëni të lumtur çdo ditë. Ju dua të gjithëve”, shkroi Beatrix Ramosaj.

Author: morevesh