“Kanë marrë peng zyrtarët dhe kanë hequr flamujt”, BIE qyteti i parë në Ukrainë

Një qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia.

Sipas mediave vendase mësohet se trupat ruse kanë pushtuar Nova Kakhovka, ose Kakhovka e Re.

Është një qytet i vogël, por i vendosur në mënyrë strategjike në lumin Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji.

Kryebashkiaku i saj Volodymyr Kovalenko, ka thënë se trupat ruse kanë kapur zyrtarë të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë një nga më të suksesshmit deri më tani, me forcat ruse që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.

Author: morevesh