Zyrtari i Pentagonit trondit me deklaratën: Ja çfarë po u ndodh forcave ruse

Përpjekja e Rusisë për të marrë kontrollin e Ukrainës ka humbur vrullin mes rezistencës së ashpër nga forcat ukrainase, si në tokë ashtu edhe në ajër, bëri të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Momentumi i tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kievin, është ngadalësuar gjatë 24 orëve të fundit”, u tha zyrtari gazetarëve në një konferencë të Pentagonit në kushte anonimiteti.

Forcat ruse nuk kanë marrë ende asnjë nga qytetet kryesore të Ukrainës, ose nuk kanë arritur epërsinë ajrore mbi vendin, tha zyrtari.

“Ata nuk kanë arritur përparimin që ne besojmë se e kishin parashikuar se do të… [dhe] po ndeshen më shumë rezistencë sesa prisnin,” shtoi zyrtari.

“Një tregues i mirë për këtë është se nuk kanë arritur ta marrin asnjë qendër”, tha më tej ai.

Author: morevesh