Merr fund pritja! Pas telefonatës me presidentin e Kinës, Putin i thotë ‘PO’

Ftesa e homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’u ulur në tryezën e bisedimeve është pranuar nga Vladimir Putin.

Ky pranim, vjen pas bisedës telefonike të Putin me presidentin e Kinës. Më herët, presidenti ukrainas Zelensky, iu drejtua me një thirrje Putin për bisedime.

“Dua t’i drejtohem Federatës Ruse përsëri… Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjet.”- ishte thirrja e Zelenskyt.

Më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një “operacion ushtarak” në Ukrainë ku ka nisur bombardimet.

Menjëherë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte. SHBA, BE dhe NATO dënuan sulmin duke u zotuar se Rusia do të mbajë përgjegjësi.

Më 21 shkurt 2022, Putin njohu rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si përpjekje për pushtim të plotë.

Rusia ka vendosur më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën ndërsa NATO e quan si grumbullimin më të madh ushtarak që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Author: morevesh