Protestë para Ambasadës ruse në Tiranë: Ndalni luftën kundër Ukrainës

Shoqëria civile në Shqipëri ka dalë në protestë përpara Ambasadës ruse në Tiranë, për të bërë thirrje që të ndalojnë bombardimet e Rusisë në Ukrainë.

Protesta e tyre ka ardhur në shenjë solidarizimi dhe mbështetje për popullin ukrainas. Me pankarta në duar kërkohej që të ndalet lufta në Ukrainë.

Në lulishten para Ambasadës protestuesit kanë ndezur qirinj për jetët e humbura në Ukrainë.

Nga ana tjetër ata më herët kanë bërë me dije se kjo nuk është një protestë kundër popullit rus, të cilët, në një mënyrë apo tjetër, janë gjithashtu të prekur nga kjo tragjedi.

Kjo protestë është kundër depërshkallëzimit të qeverisë së presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.

Author: morevesh