“T’ju vijë turp nga vetja”, ministrja britanike përzë nga takimi ambasadorin rus

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss thërriti këtë enjte në takim ambasadorin rus në Britani. Por biseda u tensionua deri në pikën sa Truss mësohet se përzuri atë.

“Ishte një takim i tensionuar, Truss e nxori ambasadorin jashtë. I tha se duhet t’i vinte turp nga vetja, se Rusia kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme dhe se humbi atë fijen e fundit të kredibilitetit që i kishte mbetur me komunitetin ndërkombëtar”, i tha një burim, Sky News.

Author: morevesh