“Kemi marrëdhënie aq të fortë sa nuk kemi nevojë për martesë”, Berlusconi flet për lidhjen me partneren 53 vite më të re

Marrëdhënia e dashurisë, vlerësimit dhe respektit që e lidh me Marta Fascina është aq e thellë dhe solide sa nuk ka nevojë ta zyrtarizoj me martesë. Është fjala për Silvio Berlusconin, i cili ka hedhur poshtë zërat e mediave italiane për një martesë me partneren e tij.

“Por pikërisht për shkak se është një lidhje kaq e thellë dhe e rëndësishme, së bashku me Martën po planifikojmë që në të ardhmen e afërt ta festojmë ashtu siç e meriton, me një takim që do të përfshijë fëmijët dhe miqtë e mi të dashur për mua”, ka thënë Berludconi.

Kreu i Forza Italia po shijon prej dy vitesh historinë e tij të dashurisë me Marta Fascina, deputeten 32-vjeçare të partisë që ai drejton.

Marrëdhënia e tyre mbetet e qëndrueshme: ata u fotografuan të shtunën duke shkëmbyer një puthje pasionante në Brianteo, stadiumin e Monzas, ekipin e ri të futbollit në pronësi të ish-kryeministrit dhe të dielën pasdite në shëtitje përgjatë liqenit, në Leço.

Kush është Marta Fascina

Marrëdhënia mes Fascinës dhe Berlusconit ka nisur herët. Në fakt, para se të zgjidhej deputete në 2018 ajo ka punuar në zyrën e shtypit të skuadrës së Milanos.

Ka qenë në fakt Adriano Galliani ai që do ta prezantonte vajzën e re me Berlusconin. Më pas, rreth dy vjet më parë, ata e kaluar karantinën së bashku në Francë ku duket se lulëzoi dhe dashuria.

Një koment për martesën e mundshme të Berlusconit e ka bërë dhe ish-gruaja e tij, Francesca Pascale: “Si zakonisht, shtypi na tregon se dashuria nuk ka moshë. Është pothuajse nëntëdhjetë vjeç, por ende beson në dashuri. Nuk kam asnjë inat.

Jam e lumtur që presidenti ka një gjendje sentimentale që e çon në qetësi, e dua akoma, ai ishte personi më i rëndësishëm në një fazë të vështirë të jetës sime. Nëse më ftojnë, do të shkoj në dasmë dhe do të pi duhan, për mosbindje civile”.

Author: morevesh