Putin i kërkon parlamentit të drejtën për të përdorur ushtrinë ruse jashtë vendit
Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar para pak dhomës së lartë të parlamentit rus që të lejohet të përdorë forcat e armatosura të vendit jashtë vendit.
Këtë e konfirmoi kryetari i Senatit të martën, duke shtuar se legjislativi do të shpallë vendimin e tij së shpejti, raporton noa.al duke cituar Russia Today.
Kërkesa tashmë është duke u shqyrtuar nga komisionet e Senatit, tha kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko.
Më herët dje, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska njohu rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut si entitete të pavarura. Këto rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Pas këtyre zhvillimeve, po dje presidenti Putin, ka urdhëruar trupat ruse që të dërgohen në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.
Vijon…