VIDEO/ Ledion Liço puthje në buzë me Xhemi Shehun, Sara Hoxha këndon “Tash është vonë…”

Pas përfundimit të “Big Brtoher VIP”, mbrëmjen e djeshme është oragnizuar një festë gjigante nga produksioni ku kanë festuar për suksesin e emisionit mjaft të ndjekur nga shqiptarët.

Në rrjet kanë qarkulluar momente nga më të ndryshme gjatë festës, Donaldi u shfaq i veshur si spiderman, Beatrix mbërriti me vonesë por nuk pati asnjë kontak me Donaldin, Iliri dhe Donaldi kërcyen dhe u përqafuan bashkë e të tjera ngjarje nga ish banorët.

Por një moment mes Xhemi Shehut dhe Ledion Liços ka habitur rrjetin. Teksa kërcejnë, Ledioni i dehur pak tenton të puth në buzë ish-moderatoren e Portokallisë dhe milimetrat kanë qenë ato që kanë shpëtuar një puthje në buzë mes tyre.

Sara Hoxha, partnerja e Ledion Liços shihet se si kërcen mbi skenë dhe këndon tekstin e këngës së Capital T “U bo vonë”. Ta ketë për Ledionin?!

Author: morevesh