“Shtëpia e Lirisë” kërkon shpalljen “non grata” të Yuri Kim: Në SHBA ajo do ishte arrestuar

Ylli Manjani, që prej muajsh është shfaqur si zëdhënës i lëvizjes Berisha-Meta kundër SHBA, ka kërkuar shpalljen non grata të ambasadores amerikane Yuri Kim, për ndërhyrje në fushatën zgjedhore.

Kjo, pas pyetjes që ambasadorja Kim iu ka drejtuar kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” këtë të hënë.

“Si shtetas i këtij shteti, i kërkoj Ministres së Jashtme të vendit tim, ta shpallë nongrata zonjën në fjalë për ndërhyrje në një fushatë elektorale dhe për minim të demokracisë në vend.

Veprimtaria e saj publike është në mbështetje të hapur të vendimeve korruptive të qeverisë dhe opozitës së korruptuar!

Ndërkohë, ata kandidatë që pyet zonja, i ka zgjedhë direkt anëtarësia dhe asnjë nongratë!

Asnjë kushtetutë e vendeve të NATO-s nuk lejon e as pranon ambasadorë të tillë!

Në Amerikë zonja do ishte arrestuar, po tja bënte ndonjë kandidati këtë twitter”, shkruan zëdhënësi i “Shtëpisë së Lirisë”, Ylli Manjani.

Author: morevesh