Policia zbarkon te lokali në Durrës, pronari ankohet: Më erdhën se isha te takimi i Berishës

Dhjetëra efektivë të Forcave Operacionale të Policisë së Durrësit kanë ‘pushtuar’ mbrëmjen e sotme një biznes në Durrës.

Aksioni i paligjshëm i policisë, pa një urdhër kontrolli, apo urdhër prokurori ka ndodhur vetëm sepse pronarët dhe punëtorët e këtij biznesi janë bërë pjesë e takimit të sotëm të liderit historik të demokratëve, Sali Berisha zhvilluar në zonën e ish-kënetën në Durrës.

Pronari i biznesit ka qenw i ulur nw rreshtat e parw tw takimit qw ka zhvilluar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në mënyrë të paligjshme, policia ka dhunuar personat që ndodheshin aty dhe ka shoqëruar me forcë një nga personat që po filmonte aksionin e paligjshëm.

Gjithashtu ata kanë marrë edhe telefonin duke fshirë dhe videot e filmuara, duke ushtruar presion ndaj tyre.

Për më shumë, shikoni videot.

Author: morevesh