Edhe pse “non-grata” nga SHBA, Vangjush Dako vijon të udhëheqë fushatën elektorale të PS-së! Takim tjetër me strukturat në Durrës

Kandidatja e Partisë Socialiste në bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako duket se ka gjetur mbështetjen nga ish-kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako.

Ish-kryebashkiaku socialist vijon të udhëheqë fushatën e Emirjana Sakos, ku ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së në Durrës.

Pavarësisht se është shpallur “non-grata” nga SHBA dhe akuzave të shumta nga opozita, ai vijon të zhvillojë takime me përfaqësuesit e socialistëve në Durrës.

Edhe disa ditë më parë, Vangjush Dako drejtonte një takim tjetër elektoral në njësinë administrative nr. 6 në Durrës.

Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.

Kryemininistri Rama e justifikoi moskandidimin e Dakos si një zgjedhje personale të ish-kryebashkiakut.

Kujtojmë që përpos Dakos, “non grata” janë shpallur edhe Sali Berisha dhe Tom Doshi, ndërsa SHBA ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Uashingtonit.

Author: morevesh