Trafiku i kokainës/ Mediat belge: Dubai refuzon ekstradimin e Eldi Dizdarit në Itali

Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i arrestuar në Dubai si pjesë e organizatës kriminale të trafikut të kokainës, nuk do të ekstradohet në Itali. Sipas mediave belge, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë lejuar ekstradimin e Matoshit, por edhe të kriminelit të famshëm të Camorra-s, Rafaele Imperiale.

Shkak për këtë lajm të mediave belge është bërë arrestimi në Emiratet e Bashkuara Arabe i të shumëkërkuarit nga Belgjika për trafik kokaine, Farhan Bouzambou, raporton “BW”.

Mediat belge ngrenë pikëpyetje lidhur me ekstradimin e tij në të ardhmen duke sjellë për analogji rastin e shqiptarit dhe italianit, të cilët nuk janë ekstraduar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Author: morevesh