“Kemi 30 vite që jetojmë në Itali…”/ Nga Kledi Kadiu te Klaudia Pepa, VIP-at urojnë Ilirin për fitore: Mezi po pres të shkojmë për peshk

Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe publiku tashmë e ka banorin e preferuar. Madje edhe personazhet e njohur të ekranit kanë treguar hapur mbështetjen e tyre për 4 finalistët.

Mbrëmë në emisionin “Fan Club” u dha nga një klip për secilin nga 4 finalistët, ku personazhet e njohur tregonin se kujt ia uronin fitoren e çmimit të madh.

Për Ilirin Shaqirin bënin tifo Kledi Kadiu, Klaudia Pepa, Ermal Mamaqi me Amarda Toskën, Armina Mevlani, Lei Kraja dhe Garrison Rochelle.

“E meriton. Normale ke luajtur lojën tënde me strategji, me qetësi, me durim sidomos sepse mentaliteti jonë ka pasur pak modifikime. Kemi 30 vite që jetojmë në Itali, kështu që edhe ndeshjet me banorët e tjerë kanë qenë shumë normale. Megjithatë edhe nëse nuk fiton, rri i qetë se ke marrë pëlqimin e gjithë shqiptarëve kudo janë”, tha miku dhe kolegu i tij, Kledi Kadiu.

“Ilir jam këtu për të të mbështetur. Të uroj fitore, ti qëndro kështu siç je dhe forca, forca, forca”, i dërgoi mesazh balerina e njohur, Klaudia Pepa.

“E gjithë tifo jonë shkon për Ilirin. Forca Ilir, na ke kënaqur. Vërtet e meriton finalen, sinqerisht. Mezi po pres të shkojmë për peshk Ilir, të marrim dhe Arjolën”, thanë çifti Ermal dhe Ami për balerinin e njohur.

Ndërsa Armina Mevlani shprehet: “Uroj që të triumfosh në këtë edicion të Big Brother sepse ke sjellë shumë vlera. Uroj që të dalësh fitues siç ke dalë në karrierë dhe në jetën tënde”.

Edhe Lei Kraja ka zbuluar se është fanse e balerinit dhe në mesazhin e saj shprehet: “Big Brother ka qenë një spektakël i vërtet, por këtë vit bëj tifo për Ilirin”.

“Fitosh mo Ilir, ç’të them tjetër”, thotë shkurt Irma Libohova. Ndërsa miku i tij, koreografi i njohur, Garrison Rochelle shprehet: “Uroj që ti të fitosh dhe të jesh mirë. Shihemi kur të dalësh. Ec lali”.

Author: morevesh