Iliri puth Arjolën nga “BB VIP”, ajo i çon një ‘mesazh’ gruas së tij (FOTO)

Arjola doli nga shtëpia e Big Brother VIP javën që lamë pas. Më shumë mungesën e saj e ka ndjerë Iliri.

Por tani që Arjola nuk është në mesin e tyre, Iliri kur gjen rastin e përshëndet aktoren dhe i dërgon puthje nga ekrani.

Arjola këtë e ka ndarë në Instagram duke shkruar numrin e televotimit për Ilirin, gjithashtu e ka quajtur edhe “Shpirti i motrës” dhe i ka bërë tag bashkëshortes së Ilirit.

Kujtojmë se pak ditë para daljes së Arjolës nga shtëpia e BBV, ajo dhe Iliri shkëmbyen disa puthje në buzë si pjesë e provës javore të caktuar nga “Vëllai i Madh”. Por bashkëshortja e Ilirit e konsideroi këtë moment si diçka normale që mund të ndodhë kur dy aktorë luajnë një rol filmi.

Iliri puth Arjolën nga “BB VIP”, ajo i çon një

Author: morevesh