Ceremoni kuq e zi në OKB, Rama: Para tre dekadave, vetëm një imagjinatë pa fre mund ta mendonte këtë ditë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvillua ceremonia e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kryeministri Edi Rama po ndan pamjet nga ceremonia e zhvilluar disa orë më parë. Ceremonia nisi me këngë shqip, ndërsa dekori i ambientit është i kuq, duke iu përshtatur ngjyrave të flamurit shqiptar.

Fjalën e para e mori ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila ndau eksperiencën e saj në SHBA duke e krahasuar me strehimin që Shqipëria bëri pak muaj më parë për afganët.

Në këtë takim, u cekën tema si marrëdhënia me SHBA-të, bashkpunimi me OKB si dhe rëndësia e të qënit pjesë e Këshillit të Sigurimit. U diskutua gjithashtu për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj.

Në fjalën e mbajtur nga Kryeministri Rama iu dha vëmëndje ndryshimeve të Shqipërisë gjatë partneritetit me SHBA-të si dhe sfidat që priten të zgjidhen në mënyrën më të drejtë të mundshme. Rama e ka cilësuar pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit si ngjarje historike.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, ngjarje historike, që na jep mundësin të kontribuojmë për një vend dhe botë më të mirë. Për ne të drejtat e njeriut mbeten princip. KS flet në emër të vlerave. Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë. Shqipëria ka mirëpritur Kosovar dhe Afganët, ne mirëpresim çdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen. Kemi mësuar në kohë të vështira se dialogu është paqja. E ardhmja në këtë botë është të jetojmë pa kushte. Faleminderit që tregoni dashuri në ditën e Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Shqipëria nga 1 janari 2022 u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.

Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike. Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore. Veprimtaria e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Author: morevesh