Sara takoi nënën e DJ PM: Ju tregoj takimin me vjehrren time!

Sarah Berisha, blogerja që nisi një histori dashurie me DJ PM brenda shtëpisë së Big Brother VIP, po e shijon romancën edhe jashtë.

Në emisionin E Diell në Top Channel, Ajo ka folur për takimin me nënën e muzikantit nga Kosova duke thënë se ishte më shumë si një takim me një grua që e ka ndjekur dhe e ka mbështetur nga jashtë.

Me tej, duke qeshur, Sarah është shprehur së nëna e DJ PM e ka qejf që është në krah të Pajtimit. “Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë”.

“Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj”, ka rrëfyer Sarah.

Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e saj”, u shpreh ajo.

Përveç Sarës dhe PM, romancë brenda shtëpisë kanë nisur edhe Dagz me Einxhel dhe Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj.

Author: morevesh