Nga miniera në Shqipëri tek ‘shtëpitë e barit’ në Angli! Shqiptari përfundon në prangat e policisë britanike: Vëllain e kam lënë invalid

Një shqiptar i identifikuar si Kushtrim Sinani ka rënë në prangat e policisë britanike pasi u kap në një fermë kanabisi në Leicester. Policia gjeti 21 rrënjë në dhomën e pritjes dhe 19 të tjera në dhomën e gjumit përpara, 65 në papafingo dhe 23 rrënjë të tjera gati për t’u kultivuar. Nëse droga do të hidhej në treg do të kapte një vlerë prej 90 mijë paundësh.

Sinani hedh telefonin në tualet kur policia i troket në derë

Oficerët e policisë trokitën në derën e ndërtesës ku kultivohej kanabisi. Pas pesë minutash dera është hapur nga shqiptari Kushtrim Sinani. Para se të hapte derën Sinani hodhi telefonin në tualet në mënyrë që policia të mos zbulonte lidhjet e tij. Shqiptari nuk rezultonte të ishte i dënuar më parë ndërsa kërkoi ndjesë përpara gjykatës dhe deklaroi se ishte i penduar që ishte përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Eksperti i azilkërkuesve, rrëfen historinë e Kushtrim Sinanit

“Ai vjen nga një familje e varfër dhe i di pasojat, që lidhen me deportimin e tij në Shqipëri, ku më parë ai kishte punuar në minierë dhe nuk ia dilte dot të ndihmonte prindërit e moshuar nga të ardhurat që merrte. Ai ka edhe një vëlla invalid, i cili humbi njërën këmbë gjatë një aksidenti në minierë. I pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, në pjesën e pasme të një kamioni pasi kishte marrë borxh për të hyrë në Angli. Ai u detyrua të punojë në fermën e kanabisit dhe nuk kishte zgjidhje tjetër për shkak të borxhit”, u shpreh Islam Khan, një nga ekspertët mbi azilkërkuesit, trafikun e drogës në gjykatën e Liecesterit.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Kushtrim Sinani u dënua me 27 muaj burg.

Author: morevesh