“E kam studiuar”/ Beniada e ka ‘gati’ burrin kur të dalë nga Big Brother, ja kush ia ka gjetur

Një ndër njerëzit më të afërt të Beniadës është dajë Pashuku, i cili pak kohë më parë e surprizoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndër të tjera tregoi se i ka gjetur modeles një kandidat për burrë nga Shijaku.

Dajë Pashuku tha se nëse Beniada do të jetë dakord, ai do t’i prezantojë me njëri-tjetrin. Teksa moderatorja e pyeti për detajet, ai shtoi se e ka ‘studiuar’ dhe se e njeh mirë.

Kujtojmë se Beniada është kthyer në një ndër personazhet më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP’. Ajo ka fituar zemrat e publikut dhe është zgjedhur si finaliste.

Author: morevesh