FSHF zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje. Tre në garë për president, nuk mungojnë surprizat në Ekzekutiv

FSHF ka zyrtarizuar sot emrat e kandidatëve të cilët sipas Komisionit të verifikimit, kanë marrë numrin e duhur të propozimeve për postin e presidentit të këtij institucioni dhe Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 3 marsit.

Në garën për president konfirmohen tre emrat e përmendur në ditët e kaluara: Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Ndërkohë, ka 12 kandidatura për Komitetin ekzekutiv, ku bien në sy shumë emra të rinj por edhe largimi i peronave të cilët kanë qenë pjesë e këtij organi në vitet e kaluara si zëvendëspresidenti i FSHF, Edvin Libohova, apo Bardhyl Minzhozi.

Njoftimi i FSHF

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:

Armand Duka

Dritan Shakohoxha

Sulejman Starova

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, së paku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Fatbardh Jera

Envi Hicka

Ermal Tahiri

Ervin Canollari

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Vasil Bicaj

Ylli Ҫekiҫi

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.

Author: morevesh