Ja si dukej Beatrix Ramosaj kur ishte e vogël

Beatrix Ramosaj është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku “servir” foto mjaft provokuese. Së fundmi, Beatrix është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një fotografi kur ka qenë fare e vogël.

Ajo shfaqet me flokët e shkurtra dhe pothuajse nuk njihet fare. “Trixa vogël”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos. Kujtojmë që Ramosaj u rikthye në muzikë pas një shkëputjeje 3 vjeçare. Projekti mban titullin “Dancing With The Evil” që u publikua tre muaj më parë.

Ajo që gjithashtu tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videolip dhe skenat e nxehta që realizuan. Madje, ata u përfolën se kanë nisur dhe një lidhje, por Bushpepa në një intervistë foli për të dashurën e tij, duke shuar kështu dyshimet për Beatrixin. /abcnews.al

 

Author: morevesh