Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu përgjigj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se pas Berishës, radhën për t’u shpallur non grata e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama.
E ftuar në “Log.” në ABC, Kryemadhi foli për vizitën e saj në SHBA, teksa u pyet nga gazetari Endri Xhafo nëse lidhet kjo me një lobim të mundshëm përpara një cilësimi të tillë.
Kryemadhi u shpreh se Meta e mbron mirë veten e tij më mirë se askush tjetër dhe marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë personale por institucionale.
“Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, e gjithë familja jonë e ka ligj që nuk nuk lobohet për asgjë që është e drejtë. Ilir Meta nuk ka nevojë ta ndihmojë Monika Kryemadhin për të lobuar.
E mbron veten më mirë se askush tjetër. Marrëdhëniet me SHBA nuk kanë të bëjnë me çështjet personale. Kam qenë në SHBA ku jam takuar me miq amerikanë.
Kam diskutuar për situatën në Shqipëri. Kemi qenë lider për politikën e fqinjësisë së mirë. Tentativa për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne partnerë strategjikë kemi SHBA, as Serbinë dhe as vendet e tjera. Ne merremi me kush do të jetë në listën non grata dhe nuk merremi ku do të jetë Shqipëria nesër. Ka shumë mënyra për ta intimiduar një njeri por nuk mendoj se ky është problemi”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo u shpreh se Basha duhet pyetur sa vite ka që nuk shkon në SHBA. Ndalur tek ftesa e Gabriel Escobar ndaj kryedemokratit, Kryemadhi tha se edhe pas kësaj Basha nuk ka udhëtuar drejt SHBA. Me batutë, kryetarja e LSI deklaroi se edhe nëse do ishte non grata do i bënin nder pasi do kursente paratë e biletave.
“Para se Basha të bëhet zëdhënës i Ramës, duhet pyetur Basha sa vite ka që nuk shkon në SHBA. Pse nuk shkon në SHBA. Selinë e mbron Gazi. Duhet të kuptojmë një gjë nëse do kishte drejtësi në Shqipëri do ndiqnim paratë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës me kë grupe lobimi kanë punuar në SHBA. Kryemadhi është mirënjohëse nga SHBA për shkollën e saj.
Nuk është Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta non grata. Edhe po qe Kryemadhi non grata nder do na bëjnë se do na kursejnë lekët e biletave. Partnerët tanë e dinë mirë kush ishte iniciatori i djegies së mandateve. Bashës ia kam bërë të qartë nëse tradhton kauzën e djegies së mandateve nuk të ndahem këmba këmbës. Nuk i ndahem, do ta luftoj”, tha Kryemadhi.