Prej vitesh të ndarë, pas puthjes së “zjarrtë” të Fifit me ish-partnerin e saj, reagon papritur Adrola Dushi

Fifi është një ndër personazhet më të komentuar të shoëbizit shqiptar. Pas “zhurmës” që bëri në Big Brother, ajo ka ditur sërish si të “turbullojë” rrjetin. Vetëm pak ditë pas zërave se ajo dhe ish-partneri i Adrola Dushit, Adis Patushi janë në lidhje, dyshja zyrtarizuar romancën e tyre të dashurisë.

Ditën e deshme në rrjet bëri “namin” një video ku çifti i ri shiheshin teksa shkëmbenin puthje në buzë.

Në lidhje me këtë video ka ardhur dhe reagimi i ish-partneres së tij, modeles Adrola Dushi. Ajo ka reaguar ndaj këtij lajmi duke habitur të gjithë.

Bukuroshja ka pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”

Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.

Author: morevesh