Shmanget tragjedia/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga, në vendin ku humbën jetën 4 persona në Librazhd

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga ditën e sotme në Kthesën e Murrashit në Librazhd. Fatmirësisht njoftohet se autobusi nuk ka përfunduar në lumin Shkumbin dhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se ky aksident ka ndodhur në të njejtin vend ku ndodhi para pak ditësh me familjen nga Kukësi, teksau regjistruan tre viktima nga Kukësi.

Kjo kthesë ku autobusi ka dalë nga rruga është shumë problematike pasi aksidente të shumta ndodhin vazhdimisht, por ministria e Infrastrukturës duket se nuk ka ndërmend të marrë asnjë masë për rregullimin e barrierave anësore.

Author: morevesh