Dasma kthehet në ‘arenë boksi’. Të ftuarit godasin njëri-tjetrin me karrige dhe grushta (VIDEO)

Gëzim dhe hare në fillim të dasmës. Por nuk zgjati shumë.

Dasma që filloi në sallën e dasmave në lagjen Erenler të Sakaryas, në Turqi u kthye më vonë në një betejë të ashpër.

Nga përleshja janë dërguar në spital 14 persona të plagosur, ndërsa me autoambulanca në vendngjarje janë trajtuar rreth 10 persona.

U deshtën ekipet e policisë t’i ndajnë dasmorët nga përleshja e ashpër, raporton IHA.

Mësohet se sherrin e nisën dy personat që filluan një debat të ashpër mes tyre.

Debati i ashpër i hapi rrugën përleshjes, vendi u shndërrua në një zonë lufte në një çast. Përleshj, në të cilën fluturonin karriget, ka vazhduar edhe jashtë sallës së dasmave.

Trishtim për çiftin që do e mbajë mend gjatë ditën kur u martuan!

 

Author: morevesh