Vdekja e vogelushit maroken 5-vjeçar tërheq vëmendjen në mbarë botën

Homazhet për Rayan Oram, djaloshin pesëvjeçar maroken, trupi i të cilit u gjet në një pus të shtunën kanë prekur njerëz në të gjithë botën.

Lajmi për vdekjen e Rayan pas një operacioni masiv katër-ditor shpëtimi, e futi Marokun në pikëllim të thellë dhe nxiti ngushëllime nga e gjithë bota.

Vdekja e djalit maroken 5-vjeçar tërheq vëmendjen në

“Me pikëllim të madh mësova lajmin e vdekjes, pas ditëve të vuajtjes dhe shpresës për ta gjetur të gjallë,” tha kryeministri i Marokut, Aziz Akhannouch. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha: “Dua t’i them familjes së Rayan-it të vogël dhe popullit maroken se ne bashkohemi me dhimbjen tuaj.”

Shkrimtarja marokeno-amerikane Laila Lalami shkroi: “Ne të gjithë kishim pasur shpresë se Rayan i vogël do t’ia dilte. E gjithë kjo është kaq tragjike.” Mbreti Mohammed VI i Marokut foli drejtpërdrejt me prindërit e djalit, Khaled Oram dhe Wassima Khersheesh, për të shprehur ngushëllimet e tij.

Rayan ra në një pus 32 metra të thellë në fshatin e tij të lindjes, Ighrane, të martën pasdite. Meqenëse boshti ishte vetëm 45 cm i gjerë dhe zgjerimi i tij konsiderohej shumë i rrezikshëm, ekipet e shpëtimit përdorën gërmues të mëdhenj për të gdhendur një pjerrësi me shpresën për të arritur djalin nga ana tjetër.

Vdekja e djalit maroken 5-vjeçar tërheq vëmendjen në

Detajet e misionit kompleks dhe të rrezikshëm u bënë tituj ndërkombëtarë dhe shkaktuan reagim në internet, ku hashtagu #SaveRayan (shpëtoni Rayan) u bë viral.

Në fazat përfundimtare, ekipet që vlerësohet të kenë qenë vetëm 3 metra larg Rayan, vendosën të gërmojnë me dorë për të shmangur rrëshqitjen e tokës. Tuba të mëdhenj të rrumbullakët prej betoni u futën për të krijuar një tunel horizontal më të sigurt.

Një kamera e ulur poshtë pusit tregoi Rayan të shtrirë në anë, ndërsa ekipet e shpëtimit kishin dërguar ushqim, ujë dhe oksigjen.

Deri të shtunën në mëngjes, kreu i komitetit të shpëtimit, Abdelhadi Temrani, tha: “Nuk është e mundur të përcaktohet fare gjendja e fëmijës në këtë moment. Por shpresojmë te Zoti që fëmija të jetë gjallë.” Shpresat u shuan të shtunën mbrëma kur trupi i Rayan u gjet i pajetë.

Vdekja e djalit maroken 5-vjeçar tërheq vëmendjen në

Rrethanat e aksidentit janë të paqarta, por mendohet se 5-vjeçari se ka qenë duke luajtur aty pranë kur u rrëzua. Familja e kuptoi se ai ishte zhdukur kur dëgjuan të qara të mbytura, tha një i afërm për Reuters. Ata ulën një telefon me dritë dhe kamera për ta ndihmuar në gjetjen e tij.

Fshati me rreth 500 banorë është i mbushur me puse të thella, shumë të përdorura për ujitjen e kulturave të kanabisit që është burimi kryesor i të ardhurave për shumë njerëz në rajonin e varfër, të largët dhe të thatë të maleve Rif të Marokut.

Burimet: Guardian, Reuters

Author: morevesh