Deklarata bombë e Monika Kryemadhit: Po përgatisim si LSI një dosje penale për Lulzim Bashën ta dorëzojmë në SPAK

Në emisionin e Yli Rakipit te MCN, Monika Kryemadhi ndër të tjera deklaroi se LSI po përgatit një dosje me fakte dhe dokumenta për Lulzim Bashën dhe grupin e tij familjar,etj të cilët kanë përfituar fonde nga buxheti i shtetit.
Por jo vetëm kaq, theksoi Kryemadhi, por edhe pastrim parash.
Pas dosjes së incineratorëve, ku ish-ministri Lefter Koka përfundoi në burg, kjo do të jetë dosja më e bujshme në politikë.
Por Monika Kryemadhi nuk sqaroi se kur do ta dorëzojnë dosjen Basha në SPAK.

Author: morevesh