Policë, zyrtarë, biznesmenë dhe të burgosur, zbardhen emrat e të arrestuarve nga megaoperacioni në Elbasan

Zbulohen emrat e 20 të arrestuarve nga mega-operacioni i mbrëmjes së djeshme në Elbasan, Peqin, por edhe burgun e Drenovës në Korçës. Të arrestuar janë të dënuar VIP, policë burgjesh, biznesmenë, por edhe qytetarë të përfshirë në skemën e futjes së drogës dhe sendeve të paligjshme brenda qelive.

Dje u lëshuan 27 urdhër ndalime, ku shumica prej tyre janë ekzekutuar nga FNSH dhe Forca Operacionale. Lidhur me këtë operacion gjatë ditës së sotme pritet të ketë edhe një konferencë për mediat për të bërë publike detajet e reja.

Të gjithë hetimin e ka filluar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që në vitin 2021 në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgje) dhe në disa qytete.

Akuzat janë ngritur për organizimin lojërave të fatit, futje droge dhe sende të paligjshme në burgje, shpërdorim detyre, korrupsion.

Të përfshirë dhe të arrestuar janë të dënuar, edhe nga të quajturit VIP, familjarë të tyre, zyrtarë të lartë dhe efektive rendi dhe të policisë së burgjeve.

Veprimtaria hetimore e ndërmarrë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve përfshiu përdorimin e mjeteve speciale si dhe informacione tërësore si dhe në rrugë operative. Operacioni vazhdon pasi u krye në Elbasan, Vlorë dhe në Peqin pranë Elbasanit.

Emrat e të arrestuarve

Hysni Ndreu  Polic

Gazmir Meta Polic Bradashesh

Elvis Gjoci Kontrollor burgu Bradashesh

Gentjan Gjata Biznesmen

Kastriot Gjella Qytetar

Erigers Miha Qytetar

Ervin Velia I dënuar

Genci Xhahysa I dënuar

Klevis Delia I dënuar

Dardan Xhahysa Qytetar

Enver Kasneci

Delin Hajdari I dënuar Drenove

Aleksander Llanaj I dënuar

Gazmir Braka (Gaxhai) I dënuar

Arben Grori I denuar

Aleksander Sinanaj I dënuar Peqin

Leo Osmani I dënuar

Ilia Bashelli Polic  Drenovë

Olgert Muca Polic  Drenovë

Metko Nurcelli Polic Drenovë

Author: morevesh