Aksidenti tragjik në Kthesën e Murrashit, tre të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur si “Kthesa e Murrashit” në aksin Elbasan-Librazhd ku kanë humbur jetën tre persona.

Automjeti ku ndodheshin shoferi dhe 5 pasagjerë është përplasur me një tjetër makinë, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Burime bëjnë me dije se tre nga personat që ndodheshin në makinë janë nxjerrë, mes të cilëve shoferi, njëri nga pasagjerët dhe një fëmijë.

Author: morevesh