Zgjedhjet vendore të 6 marsit/ Berisha prezanton kandidatët: Mbajtëm premtimin para anëtarësisë

Pas organizmit të procesit të “Primareve”, nga ana e Grupit të Rithemelimit të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Përmes një prezantimi për media, Berisha tha se emrat e dalë nga primaret nuk janë të zgjedhur nga baza e partisë, por janë të votuar nga vetë demokratët, gjë që sipas tij, bën diferencën me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Së pari dëshiroj që të falënderoj nga zemra ata mijëra e mijëra anëtarë të PD që me votën e tyre të lirë bënë historinë. Ata sollën këtu para jush për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri kandidatë, të cilët propozuan, votëbesuan, përzgjodhën tërësisht nga anëtarësia e PD. Këto nuk janë primaret e para. Primaret e para në vitin 2000 me qeveritarët vendorë në PD. Janë të parat ku çdo kandidat është produkt dhe atribut i anëtarësisë dhe bazës së partisë. Asnjë nga këta zotërinjtë këtu nuk janë anëtarë të Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit. Këto primaret më demokratike të zhvilluara në ndonjë vend. Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë, që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. U shënua shkëputja përfundimtare e PD nga praktikat jo transparente dhe të dyshimta, praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë ndaj anëtarësisë.

Morën pjesë 21 kandidatura. Këtu kemi 6 fituesit e garës, por siç duhet falënderimi i parë u takon atyre që e ushtruan të drejtën e votës dhe votuan të lirë për kandidatët që vlerësuan si më të mirin.

Author: morevesh