Shisnin çertifikata vaksinimi në “TikTok” për 300 €, zbulohet grupi me qendër në Kavajë

Grupet kriminale janë duke e përdorur pandeminë e Covid-19 për përfitime monetare.

Duke nisur nga falsifikimi i testeve të COVID, apo gjetja e mënyrave duke korruptuar mjekë të caktuar, në marrjen e certifikatës së vaksinimit.

Një denoncim mediatik është bërë për një faqe në rrjetin social TikTok që reklamon kundrejt pagesës certifikata vaksinimi.

Personat mbrapa këtij biznesi kriminal, me qendër në Kavaje për të joshur njerëzit, kanë vendosur logon e E-Albania si foto të llogarisë të tyre.

Reklamimet e biznesit të certifikatave të vaksinimit të falsifikuara, përmes kësaj llogarie kanë nisur në mesin e muajit janar.

Në njërën prej tyre shkruhet: “Doza vaksinimi 100% të sigurta për të lëvizur nëpër europë. 1-2-3 doza sa të dëshironi. Për më shumë informacion na kontaktoni”.

Author: morevesh