Tenderi i FSHZH/Dritan Agolli i jep 400 mln lekë shefit në restorantin e djalit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka hapur një tjetër tender të dyshimtë që kap një vlerë prej rreth 400 mijë dollarësh, për të cilin fituesi do të duhet të përgatisë një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Prokurimi për këtë tender është hapur më 21 tetor të vitit që lamë pas, e për të fondi limit kate shifrën e 41,666,667 lekëve. Fituesi është shpallur, e është “Mascarpone sh.p.k”, e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci.

Deri këtu nuk ka asnjë problem! Veçse ka! Kuzhineri Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Fllad Agollit. Në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, i cili ndodhet në Hamallaj.

Pra edhe njëherë! Dritan Agolli, shefi i FSHZH-së, shpalli fitues kompaninë në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani. Ky i fundit punon në restorantin e djalit të Dritan Agollit. Të jetë e gjitha një rastësi kjo? Për më tepër, çfarë do të gatuhet vallë për këtë projekt saqë kostoja është kaq e madhe? Ka një menu? Pse nuk bëhet publike? Se si popull nuk i kemi në menunë e përditshme haviarin e tartuvin…

Author: morevesh