OSHEE i ndërpreu dritat, djali i të ndjerës: Vdiq nga i ftohti

Liljana Sema raportohet të ketë humbur jetën nga i ftohti. Djali i saj, Kushtrim Sema akuon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë.

I biri ka treguar librezën e dritave, ku muaji nëntor është paguar.

Ndërkohë deklarata e Arjan Faskës, drejtorit të OSSH, Fier thotë se ka një vit që i kanë ndërprerë energjinë elektrike të ndjerës.

Sipas tij shtëpia konsiderohej si e pabanuar sepse sa herë kanë shkuar punonjësit për leximin e sahatit nuk ka pasur njeri.

Faska shkruan se aktmarrëveshja është ndërprerë në tetor të 2020-tës dhe që atëherë nuk është rilidhur. Ai sqaroi gjithashtu se nuk kishte asnjë kërkesë për rilidhjen e energjisë.

Kushtrim Sema hodhi poshtë deklaratën e Faskës sepse mamaja e tij ka paguar, gjë që vërteton se kontrata nuk ka qenë e mbyllur.

Në studion e “Sot” u diskutua gjithashtu se Liljana Sema duhet të merrte një dëmshpërblim për ndërtimin e autostradës Tiranë – Vlorë që i ka kushtuar një pjesë të tokës. E ndjera nuk ka mundur të marrë asnjë pagesë.

Author: morevesh