Këngëtarja Semi Jaupaj është bërë bashkë me kukullën e saj të preferuar ‘Gin’.
Kukulla e cila qëndroi me të gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP, u la brenda shtëpisë kur ajo u eleminua.
Këngëtarja bëri deklaratë publike për ta pasur sërish me vete, pas përçarjes me Donaldin. Arbana i tha se kjo gjë mundësohet shumë shpejt, por duket se Semi e ka marrë pellushin e saj pas disa javësh.
“Shpirti plot #Gin”,- ka shkruar Semi.
Semi pas situatës Bora-Donald-Beatrix i bëri unfollow Donaldit në Instagram. Romeo, vëllai i tij, i cili menaxhon rrjetin social të Donaldit, ia kthehu po njësoj.