Stresi flet për protestën e dhunshme në 8 janar: Mirë që ndërhyri policia se do i kishim hedhur nga kati 2-të, Berishën e kam kushëri

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit ‘Stresi’ ka komentuar protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Në një intervistë televizive, Stresi u shpreh se protestuesit atë ditë mbështëtësit e Berishës mund të hynin në seli dhe t’i hidhnin nga kati i dytë të gjithë ata persona që ndodheshin brenda saj, duke mos bërë asnjë përjashtim.

Stresi foli dhe për Sali Berishën, ku theksoi edhe një herë adhurimin që ka për të teksa deklaroi gjithashtu se përveç simpatisë që ka për të, Berisha është i afërm i tiji.

“Në fakt kësaj radhe dua ta falendëroj shtetin sepse ka ndërhyrë në një moment shumë të rëndësishëm. Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Edhe ata që nuk janë larë nga dy muaj…janë partiota të mi nga Tropoja. Njerëz që pasi ikin nga PD-ja ikin dhe luajnë boxhoz gjithë natën pijnë aklool, pijnë drogëra. Këta janë mbështetësit e Lulzim Bashës.

I them drejtëpërdrejt me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se cfarë niveli janë ata. Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti.

Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë gjë. Unë Berishën e kam të familjes nga gjyshi, kushëri të afërt shumë. Gjyshi im nga babai e ka kushëri të parë. Shumë pak veta e dinë.”, tha Stresi.

Author: morevesh