Nuk i fshiheshin “syrit” të mediave për 3 vite, kush është ish-i dashuri i Beatrix Ramosajt

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj është në qendër të komenteve në rrjetet sociale. Shkak për këtë është bërë pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP” dhe lidhja e dashurisë e krijuar me Donald Veshajn.

Megjithatë, fansat duket se janë bërë edhe më shumë kuriozë për jetën private të këngëtares. Ata janë kthyer vite pas në kohë, në periudhën kur Beatrix merrte pjesë në “Dancing with the stars” dhe prezantoi të dashurin. Ajo pikërisht ka qenë e lidhur për tre vite me Elvi Cenolli, një banakier, që u cilësua edhe si dashuria e parë e këngëtares.

Madje, dyshja i dedikuan njëri-tjetrit edhe një tatuazh të njëjtë, duke gdhendur në trup fjalën “Forever” (përgjithmonë).

Pavarësisht të gjithave, duket se këngëtarja ka deklaruar se e vlerësonte shumë ish-partnerin, duke u shprehur se ai e kishte motivuar.

Author: morevesh