Situata në PD, Balla: Qoftë larg të merremi me punët tuaja, e gëzofshi çfarë ju ka gjetur dhe i paçi për vite me radhë këto probleme

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate për shkak të ndryshimeve që kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë në përbërjen e Grupit Parlamentar, por edhe në atë të Komisioneve Parlamentare. Deputetë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha e kanë akuzuar mazhorancën se po “mban me hatër” opozitën e Bashës.

Në fjalën e tij në seancë plenare të parën për këtë vit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se maxhoranca nuk do të ndërhyjë në cështjet e brendshme të demokratëve.

Po ashtu, duke mos e kursyer ironinë, Balla u tha deputetëve të opozitës që t’i gëzojnë dhe t’i kenë për vite me radhë problemet që kanë aktualisht.

“Gjatë këtyre gjashtë muaj e gjysmë punë, të kemi mundësinë të kalojmë vendime të duhura në dobi të qytetarëve. Qoftë larg që të hyjmë në punët tuaja të brendshme. I gëzofshi, i paçi për vite me radhë se ne ua thamë se këtu do përfundoni. Noka më etiketioi që po marr në mbrojtje, apo po bëhem zëdhënës i grupit të PD. E gëzofshi çfarë ju ka gjet. Ne thjesht duam të punojmë për çështje të rëndësishme.Atë që kemi hequr ne me ju, kur ishte Berisha kryetar, në opozitë kurrë nuk keni për t’i vuajtur nga ana jonë në shumicë”, deklaroi Balla.

Author: morevesh